Giovanni Becali ka reaguar ashpër ndaj fajtorëve në ndeshjen Rumani - Kosovë, e cila përfundoi me rezultat zyrtar 3:0 në favor të rumunëve, pasi kombëtarja e Kosovës e braktisi fushën nga provokimet e rënda të tifozëve rumunë.
Ndeshje e xhiros së fundit të Ligës C të Kombeve, që përfundoi me turp nga ana e rumunëve.
Giovanni Becali fajin kryesor për gjobat e marra nga UEFA ia hedh 100-200 ultranacionalistëve të cilët brohoritën “Serbia, Serbia”, por edhe Denis Alibecit, i cili u kundërpërgjigj ndaj sulmit të Rrahmanit.
Agjenti i FIFA-s i drejton akuzat ndaj Denis Alibecit, të cilin e sheh si përgjegjës, në një masë të vogël, për hakmarrjen ndaj futbollistit të Napolit, Amir Rrahmani
“Problemi nuk janë gjobat që duhet të paguajmë gjithsesi. Dhe nuk është një problem tragjik, sepse FRF, mendoj, fitoi disa milionë nga ky kualifikim.
Ne morëm gjoba sepse në mesin e shikuesve tanë të dashur, 45,000 apo 48,000, që vijnë në të gjitha ndeshjet, ka ende 100-150-200 të shpërndarë mes tyre, në tribunë, që brohorasin: 'Serbia!'.
Pse nuk brohirisni: Rumania? Këndoni himnin e Rumanisë, djema! Po pse thua: Serbia!' Për të marrë një gjobë? Sepse këto vërehen, komunikohen dhe dëgjohen.
Fajin e kanë ata 100-150-200 qe jane ultranacionaliste. Ne jemi të gjithë nacionalistë, por në këto momente duhet të përmbahemi.
Një faj të vogël 5 për qind ia jap edhe Alibecit” tha mes të tjera Giovanni Becali për mediumin rumun “Fanatik”.