Futbollistët e Shkëndijës së Haraçinës kanë vazhduar me fitore në Ligën e Tretë-Veri në Maqedoni, duke dëshmuar se janë shumë të fortë për këtë rang garash,.
Lideri i Ligës në javën e 12-të mposhti si mysafir New Stars me rezultat 0-1 me golin e Bujar Ilazit në pjesën e parë. Në këtë mënyrë haraçinasit një xhiro para fundit të gjysmësezonit vjeshtor siguruan titullin vjeshtor.
Shkëndija ka 34 pikë (11 fitore dhe 1 barazim, goldallim 40-1) tetë më shumë se Fortuna e vendit të dytë që nesër luan derbin me Euromilk.
Open-TV ia uron titullin vjeshtor të gjithëve te Shkëndija, futbollistëve, stafit teknik, tifozëve Çlirimtarëve dhe Mërgimtarëve të Haracinës.