Shkëndija e Haraçinës siguroi titullin vjeshtor

Futboll

Shkëndija e Haraçinës siguroi titullin vjeshtor

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 14:13
Futbollistët e Shkëndijës së Haraçinë

Futbollistët e Shkëndijës së Haraçinës kanë vazhduar me fitore në Ligën e Tretë-Veri në Maqedoni, duke dëshmuar se janë shumë të fortë për këtë rang garash,.

Lideri i Ligës në javën e 12-të mposhti si mysafir New Stars me rezultat 0-1 me golin e Bujar Ilazit në pjesën e parë. Në këtë mënyrë haraçinasit një xhiro para fundit të gjysmësezonit vjeshtor siguruan titullin vjeshtor.

Shkëndija ka 34 pikë (11 fitore dhe 1 barazim, goldallim 40-1) tetë më shumë se Fortuna e vendit të dytë që nesër luan derbin me Euromilk.

Open-TV ia uron titullin vjeshtor të gjithëve te Shkëndija, futbollistëve, stafit teknik, tifozëve Çlirimtarëve dhe Mërgimtarëve të Haracinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat