Besa e Dobërdollit ka pësuar humbje me rezultat 4:1 në Shkup nga Rabotniçki, në takimin e javës së 15-të të elitë së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Besa kaloi në epërsi në minutën e 22-të me golin e Rakipit por nuk i mjaftoi.
Vendasit shënuan tri herë në vazhdim të takimit përmes futbollistëve Rasheed (27'), Gando (60') e Reghba (65' e 76’).
Rabotniçki është në vend të tretë me 28 pikë e Besa në të nëntin me 13 sosh.