Ferizaj ka importuar një pikë të madhe nga stadiumi në Therandë.
Ferizajasit ndahen baras (0:0) me Suharekën, në takimin e javës së 14-të të elitës së ftubollit të Kosovës.
Një pikë me vlerë të madhe në luftë për të siguruar ekzistencën.
Djelmoshat e kryetrajnerit Arsim Abazi luajtën me vetëmohim të pashoq dhe e ndalën Suharekën e favorizuar.
Suhareka është në vend të pestë me 19 pikë e Ferizaj në të nëntin me 15 sosh.