Në kampin e Federatës së Futbollit të Malit të Zi, në Podgoricë, skuadra e Arsenalit të Tivatit e ka mposhtur me rezultat 2:0 Otrant – Olimpic si vendas.
Një humbje që konfirmoi krizën e rezultateve për skuadrën shqiptare nga Ulqini.
Është ndeshja e katërt radhazi që skuadra nga Ulqini nuk ka shënuar gol pra 360 minuta.
Abdulsamed Abdullahi në minutat 41-të dhe 82-të realizoi për fitoren e Arsenalit.
Arsenali është në vend të katërt me 24 pikë, dy më pak se Deçiç Admiralbet i vendit të tretë dhe po aq pikë sa Bokeli SBBet dhe Otrant zë pozitën e nëntë me 14 sosh pas javës së 17-të në kampionatin malazez.