Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, kampion në fuqi, ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj Petrovacit, në kuadër të javës së 17-të të Meridianbet të Kampionatit të Malit të Zi në futboll]
Futbollisti Kajeviq vendosi fatin e sfidës, duke shënuar në minutën e 24-të.
Më 1 dhjetor luhet derbi i madh mes liderit Buduçnostit dhe kampionit Deçiqi.

Pamje nga ndeshja
Buduçnosti kryeson me 36 pikë, pasojnë Petrovac me 30, Deçiqi 26, Arsenali 24, Bokeli 24, Mornari 22, Jedinstvo 20, Sutjeska 17, Otrant – Olimpic 14 dhe Jezero 13 pikë.