Futbollisti nga Kosova, Shkëlqim Vladi, ka shënuar për fitoren e thellë të Luganos, me rezultta 4:1 ndaj Zurich-ut, në takimin e javës së 15-të të Kampionatit të Zvicrës në futboll.
Për Luganon shënuan: Steffen (22', 50'), Grgiç (26' - nga penalltia) e Vladi (30') dhe për Zurich Chouiar (9’).
Portieri Amir Shaipi, futbollistët Albian Hajdari, Shkëlqim Vladi, u paraqitën nga minuta e parë për Luganon.
Mirlind Kryeziu, Bledian Krasniqi luajtën titullarë për Zurich-un.
Perea i Zurich në minutën e 63-të u përjashtua me karton të kuq.
Kryeziu në minutën e 58-të u ndëshkuar me karton të verdhë dhe Hajdari në atë të 67-tën. Lindrit Kamberi e ka zëvendësuar Kryeziun në minutën e 67-të dhe Vladi u largua nga fusha në minutën e 81-të.
Lugano kryeson me 28 pikë duke lënë pas Zuerich me 26 sosh.