Shkëlqim Vladi shënon në fitoren bindëse në derbin e Zvicrës 

Futboll

Shkëlqim Vladi shënon në fitoren bindëse në derbin e Zvicrës 

Nga: K. Goca Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 16:26
Lugano feston

Futbollisti nga Kosova, Shkëlqim Vladi, ka shënuar për fitoren e thellë të Luganos, me rezultta 4:1 ndaj Zurich-ut, në takimin e javës së 15-të të Kampionatit të Zvicrës në futboll.

Për Luganon shënuan: Steffen (22', 50'), Grgiç (26' - nga penalltia) e Vladi (30') dhe për Zurich Chouiar (9’).

Portieri Amir Shaipi, futbollistët Albian Hajdari, Shkëlqim Vladi, u paraqitën nga minuta e parë për Luganon.

Mirlind Kryeziu, Bledian Krasniqi luajtën titullarë për Zurich-un. 

Perea i Zurich në minutën e 63-të u përjashtua me karton të kuq. 

Kryeziu në minutën e 58-të u ndëshkuar me karton të verdhë dhe Hajdari në atë të 67-tën. Lindrit Kamberi e ka zëvendësuar Kryeziun në minutën e 67-të dhe Vladi u largua nga fusha në minutën e 81-të.

Lugano kryeson me 28 pikë duke lënë pas Zuerich me 26 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat