Fiorentina sërish fiton

Futboll

Fiorentina sërish fiton

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 18:12
Festojnë lojtarët e Fiorentinës

Fiorentina sërish fiton dhe duket se kura e trajnerit të ri këtë sezon, Palladino, po jep frytet. Në ndeshjen e javes se 13-të të Serisë A, ekipi vjollcë mposhti 2-0 Como-n e drejtuar nga Fabregas në stadiumin Sinigaglia dhe arriti, ndërsa pritet Napoli, Interin dhe Atalantën në vendin e parë të renditjes.

Palladino mundi Fabregas me nga një gol në çdo pjesë: epërsinë e shënoi Adli në minutën e 19-të me nje gol te bukur, ndërsa të dytin e shënoi Kean i zakonshëm në minutën e 68-të. Per sulmuesin italian jane 9 gola ne Serie A dhe 1 asist, ndersa ne total jane 3 gola duke marre parasysh edhe kompeticionet e tjera.

Në finale u përjashtua Dossena. Me këto tre pikë, Fiorentina kalon në grupin e parë me 28 pikë, ndërsa Como mbetet në 10, pikërisht në zonën e rënies dhe duket se pozita e Fabregas (pronar-trajner) do te nise te lekundet te pakten ne rolin teknik ne stol.

1-1 perfundoi sakaq sfida mes Torinos dhe Monzas, me dy gola te shpejte ne pjesen e dyte, nga Masina dhe Djuric. Ne mesdite luajti Genoa me Cagliarin duke perfunduar 2-2. Debutimi i Vieira ne stolin e Genoas nisi keshtu, teksa ne fushe luajti mjaft mire edhe Alen Sherri. Portieri shqiptar ishte ne ndeshjen e dyte radhazi si titullar te Cagliari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat