Partizani dhe Laçi bashkohen për të kujtuar Martin Canin

Futboll

Partizani dhe Laçi bashkohen për të kujtuar Martin Canin

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 18:14
Pamje

Klubet e Partizanit dhe Laçit, kanë nderuar para ndeshjes së sotme në Kategorinë Superiore 14-vjeçarin Martin Cani, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike pak ditë më parë.

Cani ka qenë ish-futbollist i akademisë së Partizanit, ndaj për klubin e kuq, kjo ishte një arsye edhe më e veçantë për të përkujtuar figurën e djaloshit i cili nda nga jeta në moshë të re.

Kështu, përveç minutës së heshtjes të vendosur nga FSHF në shenjë nderimi për të, para sfidës kishte edhe një ceremoni të vogël.

Pranë pjesës së tribunës ku qëndronin ultrasit e Partizanit, ishte vendosur një foto e djaloshit me fanellën e të kuqve, nën të cilën futbollistët e dy skuadrave kanë vendosur buqeta me lule, teksa edhe kanë duartrokitur në nderim të tij.

Ndërkohë, vetë tifozët shpalosën një parullë të madhe ku dënonin këtë ngjarje që ka tronditur të gjithë opinionin në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat