Kaljari barazoi 2:2 përballë Xhenoas në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Seria A.
Alen Sherri pati sfidën e dytë radhazi që aktivizohet titullar me Kaljarin në kampionatin italian.
“Sofascore” e vlerëson me notën 7.3 Alen Sherrin pas paraqitjes në transfertë. Ky është vlerësimi i tretë më i mirë për skuadrën e tij sot.
Sherri ia doli në këtë takim që të kryejë katër pritje dhe një grushtim. 20 nga 29 pasimet që tentoi, u kompletuan me saktësi. Ndërkohë një herë ia doli të spastrojë zonën nga rreziku.