Diego Simeone ka shkruar kapitullin më të artë në historinë e Atletico Madrid, por fundi po vjen së shpejti. Në kryeqytetin spanjoll nevojitet një emër i ri.
54-vjeçari pritet të largohet nga klubi madrilen, aty ku drejtuesit kanë nisur planet për një trajner tjetër, me po aq motivim sa Diego.
Bardhekuqtë deri tani kanë menduar 5 emra dhe secili prej tyre është latin (3 spanjollë dhe 2 argjentinas), shumë të përshtatshëm për La Ligën.
I pari në listë është Luis Enrique, kurse i dyti trajneri i kombëtares spanjolle. Këto janë emrat më të kuotuar.
Pas tyre renditen Julen Lopetegui, Mauricio Pochettino dhe Unai Emery (ky i fundit ekspert për futbollin europian). Simeone për disa vite me radhë ka qenë trajneri i parë ose i dytë më i paguar në Europë.