Elbasani dhe Tirana kanë mbyllur në barazim supersfidën e javës së 14-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Tiranës, Gugash Magani.
“Mënyra se si shkoi loja, unë jam i kënaqur me barazimin. Kishim përballë një skuadër që ishte jashtë pritshmërive të veta dhe donte patjetër që ta fitonte ndeshjen.
Jam i kënaqur sepse ne shënuam gol, na u anullua goli, u dha penallti kundër nesh. Skuadra gjeti forcën të realizonte dhe me pak kujdes mund ta kishim fituar ndeshjen. Edhe Elbasani pas 1-1 kishte rastet e veta.
Unë kam kontestime për rastin e penallistë, por nuk mund të jap një gjykim profesional. Nëse kjo është shumë profesionale dhe e drejtë nga gjyqtari... unë nuk po bëj asnjë akuzë. Nëse jo, është ndikim në rezultatin e ndeshjes.
Ne e kemi studiuar Elbasanin në ndeshjen e fundit që bëri në Laç. Ka një modul loje që nuk e ka ndryshuar. Por në fushë pamë diçka tjetër dhe patëm vështirësi derisa u përshtatëm. Megjithatë, skuadra e kapi shpejt kontrollin dhe ekipi im bëri një performancë të mirë sot.
Kjo është një situatë e pazakontë e Tiranës. Ka qenë në vendin e fundit për shumë javë dhe e kam marr në dhjetor të 2013-ës kemi punuar më shumë se 1 vitë e gjysmë. U riformatua nga e para në dhjetor dhe këtë vit ka qenë identik. Në 4 ndeshjet e fundit mund të dilnim kampion. Nga atëherë ka ndryshuar stafi, është politikë e klubit për lojtarët e rinj dhe jam dakord. S’jam dakord për 7 lojtarët e huaj.
Mund t’ju them që kjo situatë e Tiranës është e pazakontë, por nuk është punuar keq me skuadrën. Jo pse kam marrë unë rezultate pozitive, por duhet të punojmë që të kemi vazhdimësi”, tha Magani pas ndeshjes.