Trajneri i Laçit ka folur mbi sfidën e humbur ndaj Partizanit në Tiranë. ‘Demat’ mundën kurbinasit 1-0 në shtëpi, teksa tekniku italian ka mbetur i kënaqur nga loja e ekipit verior. Pavarësisht humbjes së parë gjatë drejtimit të italianit, kurbinasit patën raste e madje shënuan të parët, fill pas startit po VAR u bë protagonist në këtë takim me shumë momente ndërhyrjeje.
“Kemi bërë një super pjesë të parë. nuk më pëlqen të flas për episodet. Kemi bërë dhe në pjesë të dytë një lojë të mirë. Djemtë dhanë çdo gjë, luajtën me intensitet të lartë. Partizani është një ekip shumë i fortë.
Mos të harrojmë jemi një skuadër e re në moshë. Jam i mërzitur për rezultatin, jo për lojën. Meritonim të shënonim në pjesën e parë. Ata që u futën , u futën mirë, ndaj nuk harxhuam energji.
Pjesën e parë në fushë kishte vetëm një skuadër, ajo është Laçi. Skuadra ka bërë punën e saj. Ekipi ka dhënë zemrën, e ka kuptuar që duhet sakrificë. Unë si trajner shoh paraqitjen. Rezultati është relativ. Shkojmë të analizojmë gabimet. Çunave nuk i bëj dot kritika.
Taore u ndërrua edhe pse u fut si zëvendësues, por nuk bëri çfarë thash unë. Unë jam trajner, vendos lojtarët që më dëgjojnë. Nuk më intereson sesa luan.”, u shpreh Moriero.