Fabio Celestini, kryetrajner i Baselit, është i fascinuar m,e het-trikun e Xherdan Shaqirit, duke e mundur me rezultat 3:1 Servetten. Falë Shaqirit Baselit tan i kryeson tabelën me 28 pikë në Kampionatin e Zvicrës.
“Është një ndjenjë shumë e mirë.
Një vit më parë ishim në anën tjetër të tabelës. Ne kemi një mentalitet shumë të mirë në ekip dhe punojmë shumë. Ishte shumë e vështirë sot,
Servette është një ekip i fortë. Kur fiton në këtë stadium është një ndjenjë e pabesueshme.
Shaqirin e shihni vetëm në fushë, por ai është gjithashtu një lojtar i rëndësishëm për ne në stërvitje dhe në tashatore. Ai sjell atë mentalitet fitues.
Shaqiri është i pabesueshëm.
Por edhe i gjithë ekipi po bën shumë mirë dhe po përpiqet ta sjellë këtë paraqitje në fushë.
Ne besojmë në veten dhe punën tonë. Ne vërtet duam të arrijmë diçka dhe të fitojmë çdo ndeshje. Gjithçka që kam në mendje është ndeshja e radhës.
Do të shohim se ku do të jemi në maj”, ka thënë Celetini.