Media serbe: Kosova shtangu botën, ka vendosur një standard të ri!

Futboll

Media serbe: Kosova shtangu botën, ka vendosur një standard të ri!

Nga: K. Goca Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 21:39
Rrahmani dhe Albeci

Mediat në Serbi po e përjetojnë rëndë një deklaratë nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Deklarata e FFK-së se kanë vendosur një standard të ri iu dhemb shumë serbëve pasi që këta të fundit janë të njohur për provokime të rënda.

“Shteti i Kosovës shtangu botën!”, shkruan media serbe “Veçernj Novosti”.

Edhe serbët e vajtojnë ndeshjen e 15 nëntorit në Bukuresht, i vajtojnë rumunët sepse Kosova e braktisi fushën për shkak të provokimeve të rënda nga ana e tifozëve rumunë.

Kjo braktisje e fushës ishte një sinjal i qartë për të gjithë, se racizmi nuk ka vend në fushë.

“Drejtuesit e Asociacionit (FFK), futbollistët e të cilit kanë ikur nga fusha kur kanë dëgjuar thirrjet “Serbi, Serbi!”. vendosën të justifikojnë vendimin e bashkatdhetarëve për të braktisur ndeshjen me Rumaninë në apelin zyrtar kundër dënimit nga shtëpia europiane e futbollit”, shkarravit ky farë mediumi serb.

“Jemi krenarë që ekipi ynë vlerësoi saktë situatën, duke vendosur të largohej nga fusha në shenjë proteste ndaj sjelljeve diskriminuese.

Ky vendim konfirmon se Kosova ka vendosur një standard të ri për mbrojtjen e dinjitetit dhe respektit në futbollin ndërkombëtar.

Kjo nuk është vetëm sfidë për futbollin e Koosvës por edhe luftë kundër racizmit dhe diskriminimit në të gjitha format””.

Ky reagim i FFK-së ka eletrizuar serbët.

“Dhe pasi vendosën standarde të reja, domethënë lavdëruan veten, në gjendje të rreme lavdëruan edhe UEFA-n, duke theksuar se lojtarët e tyre luanin në kushte të padurueshme në ndeshjen me Rumaninë, gjë që është veçanërisht e habitshme nëse merret parasysh ai incident që emri i vendit të tyre fqinj u dëgjua nga goja e tifozëve rumunë nga tribuna”, shkarravit ky medium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat