Ka mjaftuar goli i Lukakut që skuadra e trajnerit Conte të triumfojë 1-0 përballë Romës!
Pas një pike në dy ndeshje, kundër Atalantës dhe Interit, Napoli i Conte-s iu rikthye fitores duke mposhtur Romën 1-0, iu përgjigj ndjekësve të drejtpërdrejtë në fushë, duke konfirmuar vendin e parë.
Ndeshja në Maradona nuk ishte spektakolare, ndërkohë që njeriu i kopertinës në fund ishte Romelu Lukaku, autori i golit të vetëm të kësaj sfide në minutën e 54-ët.
Mbërritja e Ranierit nuk pati efekte të menjëhershme dhe ndryshimi taktik në pjesën e parë jo vetëm që nuk solli rezultatet e dëshiruara, por më tej tregoi se vetëm tronditjet emocionale nuk do të mjaftojnë për të vendosur gjërat në rregull.
Napoli feston në vendin e parë në kuotën e 29 pikëve, ndërsa Roma mbetet në kuotën e 13 pikëve pas 13 javësh kampionat, në vendin e 12-të në klasifikim.