Sulmuesi Astrit Selmani ka vazhduar me paraqitje të mira me fanellën e Dinamo Bukureshtit në elitën e futbollit rumun.
Dinamo Bukureshti u përball me Petrolulin në kuadër të javës së 17-të në kampionatin rumun duke marrë një fitore minimale me rezultat 1-0.
E pikërisht Selmani ishte autor i golit të vetëm të shënuar në këtë takim për Dinamon duke i dhuruar tri pikë të reja skuadrës së tij.
Selmani shënoi për rezultatin 1-0 në minutën e 31-të gol që në fund doli të ishte i fitores pasi nuk u prekën më rrjetat në vazhdim të lojës.
Për reprezentuesin kosovar ky ishte goli i tetë këtë sezon në Rumani në 15 ndeshje të luajtura, teksa ka edhe katër asistime.
27-vjeçari ishte në listën rezervë të Kosovës për dy ndeshjet e nëntorit, por nuk mori ftesën për t’u bërë pjesë e grumbullimit..