Dyshja Mitaj-Fabinho 'çmendin' tifozët me notat

Futboll

Dyshja Mitaj-Fabinho 'çmendin' tifozët me notat

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 22:18
Notat

Mario Mitaj po shpalos vlerat e tij në Arabinë Saudite.

Shqiptari ka qenë përsëri decizic për ekipin e Benzemas këtë fundjavë.

Al Ittihad, klubi ku aktivizohet legjionari ka arritur të fitojë 2-0 në shtëpi kundër Al Fateh. Ajo që ran ë sy ishte asistimi që mbrojtësi i Kombëtares kreu për ‘yllin’ brazilian, Fabinho.

Mitaj, i cili e ka vendin e garantuar në formacionin e arabëve,në minutën e 58-të ‘gatoi’ golin e mesfushorit të dikurshëm të Liverpool.

Lojtari shqiptar është vlerësuar me notën maksimale 7.7 edhe pse nuk ka luajtur 90 minuta të plota. Edhe realizuesi i pasimit të tij, Fabinho ka marrë shumë notë të mirë, ekzaktësisht 8.

Të dy lojtarët kanë qenë 2 më të mirët e skuadrës kryesuese të ligës saudite. ‘Super Mario’ po shkon drejt titullit të parë në karrierë të një kampionati vendas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat