Partizani ka mposhtur Laçin në shtëpi 1-0. ‘Demat” i falen Kekos, pas golit të anulluar të po këtij lojtari. Sipas teknikut serb, të kuqtë dominuan pjesën e dytë totalisht dhe ndaj lojtari më i mirë i takimit ka ardhur prej kryeqytetasve. ‘Lojtari i Ndeshjes’ u shpall Albers Keko.
“Jam i lumtur për 3 pikët. Ju falenderoj për komplimentet.
Dua që të shpallemi kampion këtë vit. Në derbi duhen tifozët. Shpresoj që të bëhet diçka që të kemi prani tifozësh kundër Tiranës.
Si me gola, si me asist dua të vazhdojë të bëjë sa më shumë. Pastaj e di trajneri, a më fut apo jo. Në pjesën e parë po digjeshim nga kundërsulmet. Pastaj më ndërroi pozicionin tekniku dhe u ndjeva mirë aty.
Ju falenderoj për trofeun.”, u shpreh Keko.