Largon mbrojtësin nga ekipi

Futboll

Largon mbrojtësin nga ekipi

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 22:21
Vllaznia

Arton Podrimcaku nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Mbrojtësi i majtë ndan kështu rrugën me klubin kuqeblu pa nisur ende merkaton e janarit, e cila nis pothuajse pas 1 muaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vllaznia me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ku thotë se ka mbyllur bashkëpunimin me 22-vjeçarin.

“Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Arton Podrimcaku dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, shkruan klubi shkodran në faqen zyrtare.

Kujtojmë që në këtë sezon, Podrimcaku ka luajtur vetëm në 3 ndeshje me një total prej 5 minutash. Ndërsa ai i afrua te Vllaznia verën që lamë pas, ku vendosi të mbyllte aventurën në Vlorë, për t’u transferuar në Shkodër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat