Arton Podrimcaku nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Mbrojtësi i majtë ndan kështu rrugën me klubin kuqeblu pa nisur ende merkaton e janarit, e cila nis pothuajse pas 1 muaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vllaznia me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ku thotë se ka mbyllur bashkëpunimin me 22-vjeçarin.
“Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Arton Podrimcaku dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme”, shkruan klubi shkodran në faqen zyrtare.
Kujtojmë që në këtë sezon, Podrimcaku ka luajtur vetëm në 3 ndeshje me një total prej 5 minutash. Ndërsa ai i afrua te Vllaznia verën që lamë pas, ku vendosi të mbyllte aventurën në Vlorë, për t’u transferuar në Shkodër.