Elbasani dhe Tirana kanë mbyllur në barazim supersfidën e javës së 14-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 1-1. Pas kësaj sfide ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Ardit Hila i cili shënoi golin për verdheblutë.
“Të them të drejtën kisha pak emocione si rrallëherë. Sot kisha emocione pasi isha përballë tifozëve që ishin të shumë të numër, por edhe përballë ish-ekipit. Nuk është se nuk bëjmë lojë pasi rastet i kishim, kundërshtari s’goditi asnjëherë në portë, por duhet të finalizojmë rastet tona.
Mendoj që kemi presion sidomos ne që jemi nga Elbasani me gjithë këtë publik që ka pritur shumë vite dhe sidomos ndeshjen me Tiranën duan më shumë. Them që duhet të mësohemi me këtë fakt që stadiumin e kemi plot në çdo ndeshje që presionin e tyre ta marrim për karikim.
Hila sulmues i fshehur? Mendoj që detyrat që më ka dhënë trajneri, por janë cilësitë e mia që kam që të shkel zonën e kundërshtarit sa më shumë”, është shprehur Ardit Hila.