Futbollistët e Real Madridit shënuan sonte fitore bindëse në udhëtim ndaj Leganes me rezultat 3:0, duke u rikthyer kështu në vendin e dytë në renditjen e La Liga.
Kylian Mbappe hapi rezultatin për vendasit në minutën e 43-të dhe fitoren e Realit e konfirmuan Federico Valverde (66) dhe Jude Bellingham (85).
Me fitoren e nëntë të sezonit, Real arriti në 30 pikë, duke “tejkaluar” rivalin e qytetit Atletico që tashmë renditet në vendin e tretë me 29 pikë. Lideri Barcelona ka 34 pikë, por edhe një lojë më shumë se Real Madrid.
Në ndeshjen tjetër, Sevilla mposhti Rayo Vallecano me rezultat 1:0. Skuadra andaluziane tashmë është në vendin e 12-të me 18 pikë, ndërsa Rayo një pozitë më poshtë me 16 pikë.
Sonte zhvillohet ndeshja që përmbyll xhiron e 14-të në La Liga ndërmjet Athletic Club dhe Real Sociedad.