Si çdo javë, edhe kësaj here, ankesat në referim vazhdojnë.
Këtë herë është klubi nga Liga e Parë, Flamurtari, i cili nuk është ndarë i kënaqur me drejtësinë në takimin ndaj Vushtrrisë.
Specifikisht, Flamurtari e ka quajtur skandaloz referimin nga gjyqtari kryesor Pren Kabashi, dhe ai anësor, Qendrim Sejdiu.
”E nderuara Federata e Futbollit të Kosovës, të dashur sportdashës, tifozë me anë të këtij postimi duam të reagojm ndaj referimit skandaloz nga dyshja e referëve Pren Kabashi kryesor dhe Qëndrim Sejdiu anësor në ndeshjen e djeshme në kuadër të Ligës së Parë të cilën skuadra jonë e zhvilloi kundër skuadrës së Vushtrris. Ndarja e drejtësisë në këtë ndeshja nga dyshja e larëpërmendur ishte skandaloze dhe lë shumë për të dëshiruar.
Skuadra mysafire kaloi në epërsi me golin e realizuar nga një faul në sulm i cili për qudi nuk u pa as nga anësori e as nga kryesoris, disa pozita jashtë loje të paqena , ishin vetëm disa nga vendimet e shumta skandaloze të gjyqtarit që sollën deri tek rezultati përfundimtar (disa nga vendimet diskutabile te pasqyruara ne video te meposhtme).”, shkruhet në njoftimin e klubit./