Skuadra e Dinamo Bucurestit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Petrolulit në javën e 17-të në elitën e futbollit rumun.
Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi sulmuesi i Komëbtares së Kosovës, Astrit Selmani,.
Selmani shënoi një gol të bukur në minutën e 31’të pas një asisti nga bashkëlojtari i tij, Milanov.
Pas ndeshjes, Selmani tregoi se gjatë gjithë kohës tifozët e klubit vendas, të Petrolulit e ofenduan atë me thirrje racore dhe ato “Kosova është Serbi”.
“Fyerjet vazhduan. Kishte edhe çështje raciste.
Ajo që ndodh në fushë, është në fushë, por kur ndodhë jashtë është diçka tjetër.
“Edhe sot pati thirrje raciste nga tifozët e Petrolulit.
Nuk është hera e parë që njerëzit ofendojnë”, u shpreh Selmani pas ndeshjes
Ky ishte goli i tetë i sulmuesit të Kosovës me fanellën e Dinamos së Bukureshtit në litë, duke kryesuar kështu edhe listën e golashënuesve.