Gazetarja sportive e Kosovës, Qeqa Krelani ka treguar mendimin e saj përse Kosova u tërhoq nga ndeshja me Rumaninë.
Gazetarja shprehet krenare për veprimin e lojtarëve të Kosovës dhe shprehet se serbët kanë urrejtje për të gjithë shqiptarinë.
“Nuk e lamë lojën për të qenë viktima. Kemi humb njerëz në luftë, nuk na e ndien për 3 pikët.
Nuk ka shans më që dikush të shkel dinjitetin tonë. këtë deshën të tregonin futbollistët tanë.
Ceferin është i lindur në një zonë zjarri.
Serbët kudo që luan Kosova, hyjnë në stadium dhe bëjnë partneritet që të poshtërojnë racën shqiptare. Serbët e kanë me shqiptarët në tërësi, jo vetëm me Kosovën.
Presidentin e Maqedonisë e rrahën tifozët e Vardarit, siç kanë rrahur dikur Jasir Asanin vetëm se ishte shqiptarë. Këtë e kanë bërë tifozët e Vardarit.”, u shpreh Krelani.