Gazetarja sportive ia thotë troç serbëve për Kosovën

Futboll

Gazetarja sportive ia thotë troç serbëve për Kosovën

Më: 24 nëntor 2024 Në ora: 23:52
Qeqa Krelani

Gazetarja sportive e Kosovës, Qeqa Krelani ka treguar mendimin e saj përse Kosova u tërhoq nga ndeshja me Rumaninë.

Gazetarja shprehet krenare për veprimin e lojtarëve të Kosovës dhe shprehet se serbët kanë urrejtje për të gjithë shqiptarinë.

“Nuk e lamë lojën për të qenë viktima. Kemi humb njerëz në luftë, nuk na e ndien për 3 pikët.

Nuk ka shans më që dikush të shkel dinjitetin tonë. këtë deshën të tregonin futbollistët tanë.

Ceferin është i lindur në një zonë zjarri.

Serbët kudo që luan Kosova, hyjnë në stadium dhe bëjnë partneritet që të poshtërojnë racën shqiptare. Serbët e kanë me shqiptarët në tërësi, jo vetëm me Kosovën.

Presidentin e Maqedonisë e rrahën tifozët e  Vardarit, siç kanë rrahur dikur Jasir Asanin vetëm se ishte shqiptarë. Këtë e kanë bërë tifozët e Vardarit.”, u shpreh Krelani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat