Ish-lojtari i Chelseat, Malang Sarr, më në fund ia ka kthyer përgjigjen ish-trajnerit Mauricio Pochettino, pasi ky i fundit e kishte injoruar atë gjatë kohës sa ishin së bashku në ‘Stamford Bridge’.
Pochettino kaloi sezonin e kaluar tek Chelsea dhe i drejtoi ata vetëm për një sezon, duke përfunduar në pozitën e gjashtë në Ligën Premier dhe duke siguruar rrjedhimisht garat evropiane.
Sidoqoftë, ai u largua nga klubi me marrëveshje të dyanshme dhe u zëvendësua gjatë verës nga Enzo Maresca.
Një moment për të cilin mbahet mend Pochettino është kur kishte harruar se kishte në ekip mbrojtësin Sarr dhe u kap në befasi kur u pyet për të pas një ndeshje me Luton Toën.
“Kush? Oh Zot, nuk e di se çfarë të them”, ishte përgjigja e Pochettinos kur u pyet nga gazetarët për disponueshmërinë e Sarr.
Dhe Sarr tashmë ka folur për këtë moment kur Pochettino e harroi atë si dhe për vendimin që mori ai që francezi të stërvitej me grupmoshat U21 të tyre.
Sarr ka pranuar se ai nuk e ka pritur mirë këtë vendim dhe se Pochettino kishte tentuar ta nënshkruaj atë kur ishte pjesë e Tottenhamit.
“Ai më njihte mua. Ai madje u përpoq të më nënshkruante mua tek Tottenhami, unë nuk kërkova një arsyetim”.
“A isha unë viktimë e biznesit në futboll? Kjo është një fjalë e madhe por po, unë pagova çmimin”
“Nëse ky përjashtim kishte të bëjë me paraqitjet e mia, apo me faktin se nuk isha një person i mirë, do të punoja më shumë për veten time”, ka thënë Sarr.