Harry Kane është garancia absolute në fazën ofensivën të Bajernit. 31-vjeçari shënoi një trigolësh të përsosur në fitoren 3-0 kundër Augsburgut.Edhe pse kritikët tani do të vënë në dukje se dy nga tre golat e tij ishin penallti, Kane është gjithashtu absolutisht i klasit botëror në këtë disiplinë. Që nga humbja e tij në Kupën e Botës 2022 kundër Francës, sulmuesi ka shënuar çdo një nga 25 penalltitë konkurruese.
Por kjo është larg nga e vetmja statistikë e shkëlqyer që Harry duhet të tregojë. Falë tre golave të tij kundër Augsburgut, bomberi anglez vendosi një rekord të ri. Kejn është lojtari i vetëm në historinë e Bundesligës që shënon 50 golat e tij të parë në vetëm 43 ndeshje. Gjithashtu nuk ka gjasa që ndonjë sulmues tjetër të jetë në gjendje të kryesojë këtë moment historik në të ardhmen e afërt. Pas 17 ndeshjeve të para konkurruese për rekordmenët gjermanë në të gjitha frontet, Kejn ka shënuar 20 gola dhe nëntë asistime këtë sezon.
Një rekord vërtet i jashtëzakonshëm që është pothuajse unik në Europën. Nëse i hedhim një sy sulmuesve më të mirë në kontinentin e vjetër aktualisht, padyshim emri i Harry Kejn është në krye. E thënë ndryshe, golashënuesi më i mirë i përfaqësues angleze e ka gjetur rrugën e rrjetës në 20 raste, shifër e arritur në 17 ndeshje, shto edhe 9 asiste, e përkthyer me mesataren 1.7 përfshirje goli për takim. Askush nuk mund t’i afrohet “bishën” angleze.
Më pas vjen një tjetër emër i njohur i javëve të fundit, fjala është për Viktor Giokeres. Suedezi mban shkallën e dytë të këtij “podiumi” më një mesatare 1.4. “Faraoni” i Eintraht Frankfurtit Omar Marmush renditet i tretë, e pasur me 14 konkretizime dhe 10 asiste në 17 prezenca për klube. Edhe pse Robert Levandovski mund të ketë bërë më shumë bujë nën drejtimin e Hansi Flik te Barcelona, braziliani Rafinja mban mesatare më të lartë (gola + asist). Më pas vijnë protagonistë të tjerë si Salah, Leva, Vinicus, Haland, Jamal dhe e mbyll top-10 Meteo Retegui i Atalantës.