Gjyqtarët nga Kosova po vazhdojnë të jenë prezentë në ndeshjet ndërkombëtare.
Genc Nuza me asistentët e tij janë përcaktuar për ta drejtuar ndeshjen mes ekipit turk, Basaksehir dhe atij moldave, Petrocub, e vlefshme për fazën e ligës në Conference League.
Në duelin që do të luhet në stadiumin “Basaksehir Fatih Terim”, Nuza do të asistohet nga dy ndihmësit e tij, Falumt Berisha e Bujar Selimaj.
Dardan Çaka do të jetë video asistent i referëve, Visar Kastrati do të jetë asistent i video-asistentit të referëve, kure Eridon Podvorica do të jetë referi i katërt.
Kjo ndeshje, e vlefshme për xhiron e katërt do të luhet të mërkurën duke filluar nga ora 16:30.