Xhiro e 14-të e Albi Mall Superligës së Kosovës, mbyllet sot me ndeshjen Drita – Llapi.
Skuadra nga Gjilani e cila është lidere e kampionatit, me fitore eventuale sot, do të shkëputej plot 5 pikë nga ndjekësi i parë, Ballkani.
“Xhebrailat” nuk shkuan mbrëmë më shumë se një barazim 1-1 kundër Prishtinës, andaj “Intelektualët” e kanë mundësinë që të krijojnë diferencë edhe më të madhe, para se të dielën të udhëtojnë në Suharekë për t’u përballur me kampionin aktual.
Para duelit të sotëm me llapjanët, gjilanasit kanë 28 pikë, dy më shumë se suharekasit e portokalltë, e tri më shumë se Malisheva e vendit të tretë.
Nga ana tjetër ekipi nënkampion i Kosovës, ndodhet në zonën e barazhit, pasi me 16 pikë, ka prapa vetëm Ferizajin dhe Feronikelin’7.