Llapi e ka mbyllur me epërsi minimale, 1:0 pjesën e parë të njërit prej derbive të xhiros së 14-të të Superligës së futbollit.
Llapjanët shënuan me anë të Blendi Baftiut, i cili i shënoi me kokë ish-skuadrës së tij.
Ekipi i Tahir Batatinës është në kërkim të fitores së parë pas gjashtë ndeshjesh pa fitore, të cilat e kanë zbritur në vendin e tetë në tabelën e ligës elitare.
Ndërkohë, gjilanasit vijnë nga tri fitore radhazi, plus një në ndeshje të mbetur me Suharekën.
“Intelektualët” e shihnin këtë ndeshje si mundësi ideale për t’u shkëputur në pesë pikë ndaj Ballkanit, i cili barazoi me Prishtinën dje.
Sidoqoftë, në pjesën e dytë llapjanëve iu mbetet ta ruajnë kapitalin e krijuar në 45 minutëshin e parë, kurse gjilanasit synojnë ta përmbysin rezultatin.