Salah thotë se ende s`ka ofertë nga Liverpool për rinovimin e kontratës

Futboll

Salah thotë se ende s`ka ofertë nga Liverpool për rinovimin e kontratës

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 18:10
Mohamed Salah

Mohamed Salah ka ngritur dyshime mbi të ardhmen e tij te Liverpooli, duke pranuar se ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare për rinovimin e kontratës.

Egjiptiani, i cili ka realizuar dymbëdhjetë gola deri tani këtë sezon, ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

“Jemi gati në dhjetor dhe ende nuk kam marrë asnjë ofertë për të qëndruar në klub. Ndoshta jam më shumë jashtë sesa brenda”, ka thënë Salah. 

“E di që kam qenë në këtë klub për shumë vite. Nuk ka klub tjetër si ky. Por, në fund të fundit, kjo nuk varet nga unë. Siç thashë, është dhjetor dhe ende nuk kam marrë asnjë informacion për të ardhmen time”.

Salah gjithashtu ka shprehuur dashurinë për tifozët e Liverpool, duke theksuar se marrëdhënia mes tij dhe tyre nuk është në diskutim:

“Unë i dua tifozët. Edhe ata më duan mua. Por, në fund të fundit, kjo nuk është në duart e mia apo të tyre. Le të presim dhe të shohim”, ka thënë ai.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat