Trajneri i ri i Sporting: "Skuadra pa presion përballë Arsenal"

Futboll

Trajneri i ri i Sporting: "Skuadra pa presion përballë Arsenal"

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 18:10
Joao Pereira

Trajneri i ri i Sporting Lisbonës, Joao Pereira, ka deklaruar se ekipi i tij nuk ndjen presion për ndeshjen kundër Arsenal.

Sporting do të përballet me Arsenalin të martën, në një ndeshje të vlefshme për Champion League.

Pereira, i cili mori drejtimin e ekipit këtë muaj pas largimit të Ruben Amorim drejt Manchester United, ka thënë se sukseset e fundit në Evropë dhe në kampionat i kanë dhënë njëfarë qetësie skuadrës së tij. 

"Fokusi im është te përgatitja e ekipit për të përballuar kundërshtarët dhe përmirësimi i aspekteve ku kemi nevojë. Arsenali është në një nivel tjetër. Por përgatitemi me profesionalizëm dhe objektiv është të përpiqemi të fitojmë”, ka thënë ai. 

“Fola me Amorim para debutimit, më dërgoi një mesazh duke më uruar fat dhe duke shpresuar që të kem suksese". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat