Gjergji Kote është përdorur titullar në dy ndeshjet e fundit të Partizanit, për shkak dhe të dëmtimit që kanë pësuar mesfushorë si Ismaili dhe Mehmeti.
Besimin e trajnerit Veselinoviç, Kote e ka shpërblyer si duhet.
Kjo pasi në të dyja ndeshjes është pikërisht ai që ka përshkuar më shumë kilometra në fushë.
11.7 kilometra regjistroi dje në fitoren ndaj Laçit, ndërsa në atë ndaj Dinamos përshkoi 11.5 kilometra. Kështu 20-vjeçari është kthyer në maratonamakun e skuadrës së “demave”.