Inzaghi para Champions: Leipzig skuadër e fortë, Interi im është gati

Futboll

Inzaghi para Champions: Leipzig skuadër e fortë, Interi im është gati

Më: 25 nëntor 2024 Në ora: 18:25
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes në Champions ndaj Leipzig.

“Është një ekip cilësor, në katër ndeshjet e Champions League që luajtën ata merituan më shumë”.

“Ata kanë lojtarë të shkëlqyer dhe renditja e tyre nuk pasqyron mënyrën se si ata luajtën. Ne e dimë se kemi përballë një ekip të fortë”.

Frattesi ka një problem me kyçin e këmbës, do të shoh mes Bisseck dhe Bastonit. Taremi e dinte se me ardhjen te Inter do të kishte konkurrencë më të madhe. Ai duhet të vazhdojë të punojë siç po bën”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat