Cristiano Ronaldo ka treguar edhe një herë klasin e tij, duke shënuar dy gola në fitoren 3-1 të Al Nassr kundër Al Gharafa në Katar, në kuadër të Champions League të Azisë.
Ronaldo e ka thyer akullin vetëm pesëdhjetë sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, kur ka realizuar me kokë pas një asistimi nga Sultan Al Ghannam.
Pak minuta më vonë, braziliani Angelo Gabriel, i ardhur këtë verë nga Chelsea, e ka dyfishuar avantazhin në minutën e pesëdhjetë e tetë, si dhe e ka ndihmuar Ronaldon të shënojë golin e tij të dytë vetëm gjashtë minuta më pas.
Ky ishte goli i katërt i portugezit në këtë edicion të kompeticionit. Ronaldo është zëvendësuar në minutën e shtatëdhjetë e katërt.