Drita po marshon drejt titullit, Llapi për “mbijetesë” – xhiro e 14-të fillon të krijojë pasqyrë për Superligën e Kosovës

Futboll

Drita po marshon drejt titullit, Llapi për “mbijetesë” – xhiro e 14-të fillon të krijojë pasqyrë për Superligën e Kosovës

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 00:24
Drita

Me ndeshjen e fundit të javës së 14-të të Superligës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit, ku fitore shënuan vendasit me rezultat 3-1, filluan të qartësohen gjërat për këtë sezon.

Drita ka filluar shkëputjen pas kësaj fitoreje, ndërsa Llapi me pikët dhe paraqitjen këtë sezon, mund të këtë probleme në javët në vazhdim.

Ballkani që pretendon ta mbrojë titullin, ka barazuar ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-1, në një ndeshje që kryeqytetasit ishin më të mirë.

Gjilani u kthye të fitoret, duke mposhtur Feronikelin 74 me rezultat 3-0. Edhe Malisheva është kthyer të fitorja, duke mposhtur Dukagjinin në formë me rezultat 2-1. Në anën tjetër, Suhareka dhe Ferizaj kanë luajtur pa gola.

Drita me 31 pikë është lider, duke u larguar nga Ballkani me pesë pikë.

Me një pikë më pak, pra 25, është Malisheva, që vazhdon të jetë në kontakt me kreun, dhe mund të ketë një goditje për titull, por me Dritën në këtë formë do të jetë e vështirë.

Prishtina ka 22 pikë, duke tentuar të jetë më në kontakt me kreun se sa me pjesën e poshtme, por po të shikohen pikët, është më afër zonës së rënies se sa kreut.

Suhareka është në mesin e artë me 19 pikë, dy më shumë se sa Gjilani dhe Dukagjini, që kanë mundësi frymëmarrje deri në xhiron që vjen.

Llapi është në vendin e tetë me 16 pikë, ndërsa Ferizaj është një pozitë më poshtë me 15 pikë. Feronikeli 74 duket i dorëzuar në fund me 3 pikë.

Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në mbyllje të stinorit tashmë renditja është ndarë në katër pjesë.

Drita duket se po marshon drejt titullit të katërt në histori, me Ballkanin dhe Malishevën që do të mundohen ta ndalin . Në anën tjetër Prishtina po lufton për pozitat e larta, por barazimet e shumta duket se e kanë penguar të jenë afër këtyre dy ekipeve për të qenë pjesë e renditjes për garat evropiane.

Suhareka, Gjilani, Dukagjini, Llapi dhe Ferizaj do të jenë në luftë për mbijetesë, por do të kërkojnë edhe një goditje për atë pozitën e katërt, që shumë shpesh ka gjasa që të dërgojë në Evropë.

Për fund, siç u cek, Feronikeli 74 me shumë gjasë do të luajë në Ligën e Parë sezonin e ardhshëm.

Në javën që vjen do të takohen: Feronikeli 74-Suhareka, Ballkani – Drita, Llapi – Ferizaj, Gjilani – Malisheva dhe Dukagjini – Prishtina.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat