Mbappe mund t’i jetë ‘gëzuar’ lëndimit të Vinicius – ai mund të luajë në pozitën e tij natyrale

Futboll

Mbappe mund t’i jetë ‘gëzuar’ lëndimit të Vinicius – ai mund të luajë në pozitën e tij natyrale

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 00:25
Mbappe

Real Madrid sot konfirmoi se Vinicius Junior pësoi një lëndim në pjesën e pasme të këmbës së majtë gjatë ndeshjes të së dielës kundër Leganes, në të cilën kampionët në fuqi të Spanjës dhe Evropës fituan me rezultat 3-0.

Për këtë arsye, futbollisti i dytë në përzgjedhjen e sivjetme të Topit të Artë do të jetë jashtë fushës për një muaj.

Marca shkruan se lëndimi i Vinícius mund të bëjë të lumtur Kylian Mbappen, sepse francezi tani më në fund do të luajë në krahun e majtë, pozicionin e tij natyral dhe në të cilin bën më së miri.

Sipas këtij mediumi, tashmë në ndeshjen e kësaj jave të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, ai pothuajse me siguri do të luajë në krahun e majtë, ndërsa 18-vjeçari Endrick më në fund mund të marrë një shans në krye të sulmit. Në krahun e djathtë pritet të luajë Brahim Diaz.

25-vjeçari francez shënoi nëntë gola me dy asistime në 17 ndeshje për Los Blancos këtë sezon, por pjesëmarrja e tij në gola ishte kryesisht kundër klubeve nga mesi ose pjesa e poshtme e tabelës së La Liga, me përjashtim të një goli në Superkupën e Evropës kundër Atalantës dhe kundër Stutgartit në Ligën e Kampionëve.

Do të shohim nëse duke ndryshuar pozicionin e tij, ai do të bëhet një faktor më i madh në ndeshjet ndaj skuadrave më të forta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat