Florentino Perez, presidenti i Real Madrid, ka lavdëruar akademinë e klubit, duke e cilësuar si më të mirën në botë. Ai theksoi se aktualisht ka 191 lojtarë të Real Madrid që luajnë në ligat profesionale.
“Akademia e Real Madridit është më e mira në botë”, ka thënë Perezi.
“Momentalisht, ka 191 lojtarë të Real Madridit në ligat profesionale. 51 në Divizionin e Parë, 56 në Divizionin e Dytë, dhe 84 në ligat ndërkombëtare”.
“Akademia e Real Madridit është më produktivja këtë vit”.