Realizoi het-trikun e parë në Superligë, Dabiqaj më i miri i javës së 14-të

Futboll

Realizoi het-trikun e parë në Superligë, Dabiqaj më i miri i javës së 14-të

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 11:13
Albert Dabiqaj

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 14-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Drita, Albert Dabiqaj.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Shyqeri Salihu, Bujar Asllani, Fatmir Mehmeti.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e katërmbëdhjetë t’i takojë Albert Dabiqaj, i cili, përveç se shënoi het-trik në ndeshjen kundër KF Llapit, ishte njeriu më meritor i përmbysjes së rezultatit (3:1), duke i mundësuar ekipit të tij 3 pikë të reja në krye të tabelës.

Pasi mori këtë çmim për herë të dytë në këtë edicion kampional, Dabiqaj u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“Kishim një ndeshje mjaft të vështirë, me Llapin u kthyem nga disavantazhi në 3:1. Të kthesh rezultatin nuk është aspak e lehtë. Personalish, si Dabiqaj, ky ishte het-triku i parë në karrierën time në Superligë dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm”.

“Jam i lumtur me ecurinë e skuadrës dhe duhet të vazhdojmë kështu. Në xhiron e ardhshme shkojmë tek kampioni në fuqi, FC Ballkani, që është një skuadër e jashtëzakonshme dhe ka një ecuri si vendas të pamposhtur, por ne do të shkojmë ta luajmë lojën tonë. Falenderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, sepse pa ta nuk do të kaloja në këtë formë”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat