Çfarë po ndodhë me Andi Hadrojn te Partizani?

Futboll

Çfarë po ndodhë me Andi Hadrojn te Partizani?

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 11:18
Andi Hadroj

Andi Hadroj për të disatën herë grumbullohet nga Kombëtarja për sfidat e Nations League. Mbrojtësi mbajti lart flamurin e Superiores edhe në grumbullimin e këtij muaji.

Por pavarësisht se është pjesë e kuqezinjve, mbrojtësi duket se tashmë është bërë një “çështje” te Partizani.

Nga Kombëtarja Hadroj ka përfunduar direkt në tribunë nga Aleksandar Veselinovic. Ky i fundit prej thuajse 2 muajsh nuk e preferon mbrojtësin e krahut dhe për të tashmë ngrihen disa dyshime.

Për 25-vjeçarin nuk raportohet të ketë ndonjë dëmtim dhe është i çuditshëm fakti që sfidën me Dinamon para grumbullimit të Kombëtares dhe duelin  me Laçin t’i shikojë nga tribuna. Ende nuk dihet se çfarë po ndodh me pukjanin, i cili nga një element kyç për “Demat” dërgohet në tribunë.

Kujtojmë se Hadroj është një nga futbollistët më të kërkuar nga ekipet jashtë Shqipërie. FC Polissya Zhytomyr është ekipi që ka interes për shërbimet e tij dhe lojtari duke marrë shkak edhe nga lënia në tribunë duket gjithmonë e më larg të kuqve.  Kujtojmë e 25-vjeçari ka kontratë me “Demat” deri në qershor të 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat