Statistikat i japin të drejtë Harry Kane të krenohet me titullin “sulmuesi më efektiv” në Europë, por edhe më gjerë.
Deri më tani Herri ka shënuar 20 finalizime dhe ka kontribuar në 9 asiste, me një mesatare 1.7 gola për ndeshje, vërtetë e frikshme dhe e padëgjuar në vitet e fundit. Në prag të ballafaqimit me PSG-në në Champions, Kejn është shprehur optimist para mediave.
“Do të jetë një lojë e vështirë.
Ata janë një ekip i mirë. Parisi përpiqet të dominojnë me zotërimin e topit.
Por ne gjithashtu e provojmë këtë.
Ne duam ta bëjmë sa më të vështirë për kundërshtarin, të cilin e kemi analizuar mirë”, tha Kane.