Gazetari i Namibisë i përgjigjet akuzave të Florentino Pérez

Futboll

Gazetari i Namibisë i përgjigjet akuzave të Florentino Pérez

Më: 26 nëntor 2024 Në ora: 12:44
Perez

Në Madrid “Topin e Artë” e konsiderojnë një çmim personal pasi akuzat e Florentino Perezit për mënyrën se si kanë votuar disa gazetarë nuk e justifikon asgjë dhe askush.

“Ka disa gazetarë, të cilët nuk i njeh askush dhe disa të tjerë, të cilët janë bërë pjesë e procesit këtë vit.

Nëse vota e shteteve si Uganda, Namibia, Shqipëria dhe Finlanda nuk do të llogaritej atëherë Vinicius Zhunior do të ishte fituesi i çmimit për këtë vit”, tha Florentino Perez pak ditë më parë.

Pas kësaj deklarate njëri prej gazetarëve të përmendur nga numri një i Realit nuk ka pranuar të qëndrojë duarkryq. “Janë fjalët e një të frustruari. Ai mendon se bashkëkombësit e mi dhe popujve të vendeve të tjera të përmendura nuk kanë vlerë, ai mendon se jemi njerez inferior”, tha gazetari nga Namibia, Shefeni Nikodemus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat