Slovan Bratislava dhe Milani janë përballur me njëri-tjetrin në dy raste të mëparshme në Europë, të dyja duke përfunduar me fitore të kuqezinjve në kualifikueset për Champions-in e sezonit 1992-1993 (0-1 në shtëpi dhe 0-4 në transfertë – raundi i dytë kualifikues) .
Kjo do të jetë ndeshja e parë e Slovan Bratislavës kundër një ekipi italian në një kompeticion kontinental që nga sezoni 2014-15, kur humbën në shtëpi (0-2) dhe jashtë (0-3) në fazën e grupeve të Ligës së Europës kundër Napolit.
Ndeshja e fundit e “Djallit” në një turne të madh evropian kundër një ekipi sllovak (përjashtuar kualifikueset) daton në sezonin 1978-1979: pas dy ndeshjeve, italianëve iu desh të fitonin me penallti për të kapërcyer Lokomotivën e Kosiçes në turin e parë të Kupës UEFA-s. Kupa (1-1 ndeshja e fituar më pas 7-6 në penallti).
Pas fitoreve kundër Klub Bryzhit dhe Realit të Madridit, ekipi i Paulo Fonsekës do të tentojë të fitojë tre ndeshje radhazi në turneun më madhor europian për herë të parë që nga shkurti i vitit 2023. Hera e fundit që kuqezinjtë e Milanos fituan tre ndeshje radhazi me më shumë se 2 gola ishte në prill 2005 (3), një sezon të cilin e mbyllën si finalistë në Champions.
Slovan Bratislava ka humbur secilën nga shtatë ndeshjet e fundit në kompeticionet e mëdha evropiane, ndërsa vetëm një herë kanë pasur një seri më të gjatë humbjesh (nëntë ndeshje midis nëntorit 2011 dhe dhjetorit 2014).
Falë fitoreve 3-1 kundër Klyb Bryzhit dhe Realit të Madrid në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, Milani ka shënuar po aq gola në këto dy ndeshje sa në 10 të mëparshmet së bashku (6). Herën e fundit që “Djalli” shënoi më shumë se 3 herë në tre ndeshje radhazi të Ligës Së Europës apo Ligës së Kampionëve ishte në shtator 1989 (3).
Slovan Bratislava është një nga pesë skuadrat që ende nuk ka asnjë pikë në Ligën e Kampionëve të këtij sezonit (4 disfata), ndërsa kanë diferencën më të keqe me gola(-13) nga çdo ekip në 2024-25 (2 gola të shënuar, 15 të pësuar) .
Vetëm 7.7 për qind të minutave të Milanit në këtë sezon të Champions janë shpërndarë mes lojtarëve italianë. E vetmja skuadër italiane që u ka dhënë një përqindje më të ulët minutash italianëve në një sezon ishte Interi në 2007-2008 (3.2%) dhe 2009-2010 (7.5%).
– Tizhani Reijnders është golashënuesi më i mirë i Milanit në këtë sezon të Champions-it (3 gola). Duke përjashtuar penalltitë, lojtari i fundit që shënoi më shumë në një turne të vetëm për kuqezinjtë ishte Zlatan Ibrahimoviç në 2010-11 (4), ndërsa mesfushori i fundit që e bëri këtë ishte Kaka në 2006-2007 (7).
– Rafael Leao ka kompletuar më shumë driblime se çdo lojtar tjetër në Champions gjatë këtij sezoni (20). 20 driblimet e tij janë më të shumtat nga një lojtar portugez në katër paraqitjet e tij të para në një sezon të vetëm që nga koha kur diçka të tillë e bënte Kristiano Ronaldo në 2006-07 (22 kur luante për Mançester Junajtidin).