Gerard Pique, ish-mbrojtësi i Barcelonës, u divorcua nag gruaja e tij pas më shumë se një dekade martesë dhe dy djemve të sjellë në jetë. Tradhtia ishte shkaku që i ndau rrugët mes ish-futbollistit dhe yllit të pop-it, Shakira.
Kjo e fundit jeton tashmë në Miami, bashkë me dy djemtë, ndërsa Pique vazhdon biznesin dhe aktivitetin e vet në Spanjë, në lidhje me Clara Chia Marti. Për një podcast, ish-kapiteni i skuadrës blaugrana ka treguar kontaktet e para me nënën e dy fëmijëve:
“Hera e parë që takova Shakirën ishte në Madrid, gjatë xhirimeve të këngës ‘Waka Waka’ për Kupën e Botës 2010. I kërkova numrin asaj. Ajo arriti në Afrikën e Jugut para nesh (para ekipit spanjoll), sepse duhej të këndonte për ceremoninë e hapjes së Botërorit të atij viti.
I dërgova mesazh për të ditur se si ishte moti atje, pasi do të ishim në Afrikën e Jugut si kombëtare disa ditë më vonë. Zakonisht, kur dërgoni një pyetje budallaqe, do të merrni një përgjigje si ‘është ftohtë, merrni me vete ndonjë pallto’.
Gjithsesi, Shakira shkroi si përgjigje një paragraf të gjatë, duke detajuar ndryshimet e temperaturës gjatë ditës dhe mendova: Hej, kjo nuk është normale. Detajet treguan se kishte interesim reciprok.
Filluam mesazhet gjatë Kupës së Botës, por mundësia e vetme që kisha për ta parë ishte në finale, sepse ajo do të performonte në ceremoninë e mbylljes së Botërorit. Kështu që i shkruajta asaj se, nëse do të duhej të shkoja në finale për ta parë atë, do ta bëja. Dhe e bëra…”