Më 2 maj 2007, afro 17 vite më parë, Milani mundi Manchester United në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve me rezultatin 3-0. Ajo përballje titanësh të futbollit kontinental hyri në histori si ‘ndeshja perfekte’. Shumë njerëz, sidomos fansat e kuqezinjve, e kujtojnë atë arritje sot e kësaj dite.
Në fakt, Gennaro Gattuso zbuloi një dialog mes tij dhe një djaloshi që priste topat pas portës, atë ndeshje, lidhur me Cristiano Ronaldon.
Më poshtë po i citojmë fjalët e sakta të ish-mesfushorit luftarak të Milanit, aktualisht trajner në Kroaci:
“Kur hyra në fushë për nxehjen dhe dëgjova një shpërthim të frikshëm, kuptova që mund ta luanim atë ndeshje 10 herë dhe të humbnim 9 prej tyre, por jo atë natë.
Rreth 20 minuta më vonë, shikimi im u drejtua drejt një djali që priste topat pas porte, i ulur mbi një tabelë reklamuese, duke parë me gojë hapur Cristiano Ronaldon.
Iu afrova dhe e pyeta: Çfarë ke?! Ai më shikoi dhe tha: A e pe çfarë bën Ronaldo me topin?! A e pe sa i fortë është?! Në atë moment e shikova në sy dhe i thashë: Po, është i fortë, por ka 2 duar si unë, 2 këmbë si unë, ndoshta është pak më i gjatë, më i bukur, por është njeri si unë, lojtar si unë. Dhe e di cila është diferenca?! Unë do të shkoj në ATHINË (finalen e Champions-it), ai JO!.