Suedia nuk e ka ndërmend të ndalet por kërkon që të shfuqizohet vendimi për Rumaninë në fitoren me rezultat zyrtar 3:0 ndaj Kosovës në kuadër të Ligës C të. Kombeve në futblll
“Suedezët ende po e kontestojnë fitoren në “tavolinë e gjelbër” të Rumanisë në ndeshjen me Kosovën. Hapi tjetër është sigurisht ankesa në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Pas vendimit të UEFA-s, trengjyrëshit jo vetëm fituan grupin, por u ngjitën në pozitën e parë në listën e skuadrave më të mira të përzgjedhura në Ligën C, duke kaluar nordikët që kanë 16 pikë. Ata e konsiderojnë të padrejtë, duke qenë se rezultati i lojës në Arenën Kombëtare nuk u përcaktua në fushë”, shkruan mediumi rumun “Sport.ro.
Rasti Rumani - Kosovë është aktualisht ndër temat kryesore të debatuara nga gazetarët suedezë.
Johanna Franden, ka shprehur bindjen e saj se UEFA nuk veproi si duhet. Shpresat e saja janë tek CAS.
“Nëse përqendroheni thellë për pesë minuta, do të kuptoni pse tifozët suedezë janë të zemëruar tani për shkak të UEFA-s. Kombëtarja mund të humbasë vendin e saj në Kupën e Botës për shkak të rumunëve racistë.
Kosova do të apelojë në CAS pas vendimit të UEFA-s. Aspekti vendimtar është të arrijmë të dëshmojmë se thirrjet Serbia janë raciste”, ka shkruar mes të tjera “aftonbladet.se”.